Lajme

Konflikti Ukrainë – Rusi nuk zbehë interesimin për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 21 February 2022

Konflikti eventual ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë nuk pritet ta zbehë interesimin e spektrit ndërkombëtar ndaj dialogut Kosovë-Serbi. Kështu mendojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Madje ata thanë për Radio Kosovën se kjo mund të ketë edhe anët pozitive, pasi që do të ndikonte që ndërkombëtarët të rrisin interesimin për gjetjen e një zgjidhje më të shpejtë ndërmjet dy vendeve.

Konflikti ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të ketë implikime në zhvillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend. Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, konflikti Rusi – Ukrainë mund të ndikojë që ndërkombëtarët të nxitohen në një zgjidhje më të shpejtë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Problem e tjera siç janë raportet Kosovë-Serbi mbeten definitivisht në orbitën e interesimit të Bashkimit Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mendoj qe kjo mund të ketë efekte pozitive sidomos te këta tre akterë që në vigjilje të këtij konflikti ta intensifikojnë interesimin e tyre, ta dinamizojne dhe të njëjtit t’i dhanë epilog sa më shpejtë”, ka deklaruar Hoti për Radio Kosovën.

-Advertisement-

Për Valon Murtezajn, nëse do të niste një luftë ndërmjet Rusisë e Ukrainës kjo patjetër që do ta tërhiqte vëmendjen e ndërkombëtarëve karshi Kosovës, mirëpo siç tha ai, sipas situatës aktuale, nuk sheh zbehje të qëndrimeve të ndërkombëtarëve.

“Ka gjasa të mira që situata në Ukrainë e Rusi t’i kthehet diplomacisë dhe kjo më pas nuk do të këtë ndikim në çështjet e tjera sidomos në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi ky proces është shumë i rëndësishëm për dy vendet. ShBA-ja dhe BE-ja janë të interesuar që të ketë progres në dialog”, ka thënë Murtezaj për Radio Kosovë.

Sidoqoftë Qeveria e Kosovës dhe vetë kryeministër Albin Kurti është shprehur i gatshëm për rifillimin e dialogut dhe për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme. Kryeministri Kurti në një intervistë në RTK ka thënë se dëshiron që problemin me Serbinë ta zgjidhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera