Lajme

Konfiskohen tri armë në Gjinoc të Suharekës

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 11 January 2022

Policia e Kosovës ka konfiskuar tri pistoleta në GJinovc të Suharekës dhe ka identifikuar tre të dyshuar, të cilët në një video incizim shihen duke shtënë në ajër.

Personat e identifikuar nga policia janë Gj.M. (1998), G. M. (1996) dhe A.M. (1995).

Me këtë rast në një objekt të zdrukthëtarisë pronë e të dyshuarit G.M. janë gjetur dhe sekuestruar pistoletë tip Zoraki 917 kalibër 9mm dhe një karikator, pistoletë tip Ekol special 99 Rev II kalibër 9mm dhe një karikator, si dhe një pistoletë tip Zoraki 917 kalibër 9mm dhe një karikator.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori për krime të rënda i cili ka sugjeruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera