Lajme

Konfiskohen 64 mijë e 350 litra “Coca-Cola” të falsifikuara

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 18 October 2022

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të martën janë konfiskuar 64 mijë e 350 litra “Coca-Cola” të falsifikuar në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas komunikatës së Doganës ky produkti ishte me origjinë nga Iraku.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara. Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku. Sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dal në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do ti nënshtrohet procesit të asgjësimit”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

-Advertisement-

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera