Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, Ministria e Bujqësisë jep detaje
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 20 March 2022
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i Influencës Aviare i tipit H5N8 në një fermë të pulave në Durrës.
Gjurmimi i sëmundjes nga autoritetet ka nisur me një hetim të thelluar epidemiologjik menjëherë, sapo Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë sinjalizimin e parë për ngordhje të pulave.
“Rasti është izoluar, ndërsa është vendosur karantinimi dhe janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje duke përcaktuar perimetrin e zonës nga e cila ndalohet lëvizja e shpendëve, produkteve dhe nënprodukteve të tyre”.
MB bën me dije se analizat e njëpasnjëshme, në kampione dhe në stabilimente të ndryshme, në të gjithë vendin, marrë gjatë kësaj periudhe konfirmonin sëmundjen e laringotrakeik, gjendur vetëm në dy ferma në Durrës.
“Ministria këshillon konsumatorët të mos bien pre e spekulantëve që mund të tregtojnë mish shpendësh pa certifikatë veterinare ose në kushte të papërshtatshme tregtie a magazinimi dhe të denoncojnë menjëherë në numrin jeshil pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit: 0800 7575”.
“Po ashtu, sugjerohet që ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara. Gatimi i plotë i mishit dhe vezëve siguron pamundësinë e virusit për prani në produkte të papërpunuara që hyjnë në zinxhirin ushqimor”.
“Nuk ka prova epidemiologjike se ky virus mund të transmetohet tek njerëzit përmes ushqimit (shpendëve e vezëve). Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve po ashtu, prandaj praktikat e mira higjienike (dezinfektimi i sipërfaqeve) dhe higjiena personale (larja e duarve) ndihmon në kontrollin e rrezikut. Nëpërmjet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit njoftojmë konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërisë dhe janë të verifikuara nga inspektorët tanë, të cilët po rivërejnë në terren çdo subjekt tregtues, përpunues mishi shpendësh për një perputhje të plotë të gjurmueshmërisë”, thuhet në njoftim./tvklan.al/
Të tjera
-
DASH pret që Serbia të luajë rolin e saj që autorët e sụlmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa të mëtejme
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshi...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me d...
-
Aksidenti në rrugën Drenas – Komoran, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Lajçak “diskutim strategjik” me O’Brien dhe Kasanof për dialogun: Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ...
-
Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së ...
-
Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran
Një aksident i rëndë mes tre veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët ...
-
Policia e konfirmon djẹgien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin
Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e villës së deputetit të Lëvizjes V...
-
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova
Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë ...
-
Policia përkujton Afrim Bunjakun, publikon pamje për jetën dhe veprën e tij
Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi ter...
-
“Armạtimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori i Policisë zbulon detaje për sụlmin në Banjskë
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...
-
Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpëŕthim (PAMJE)
Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjend...
-
Gërvalla takon homologun grek, diskutojnë për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan
Kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, ...