Konfirmohet raportimi i Infokusit: Kjo është arsyeja pse zëvendës guvernatorja e BQK-së ka dhënë dorëheqje
Autori: H.Smajli 15:48 | 15 May 2023
Banka Qendrore e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Gazetës Infokus se Nora Latifi – Jashari, zëvendës guvernatorja e BQK-së ka dhënë dorëheqje.
Po ashtu është konfirmuar se kjo dorëheqje ka ardhur pas një muaji e gjysmë që e njëjta ishte vendosur në këtë pozitë.
“Në takimin e mbajtur më 29 mars 2023, të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, në bazë të Ligjit për BQK, në një nga pozitat e përkohshme ekzekutive është vendosur edhe anëtarja e Bordit, znj. Nora Latifi Jashari, si Zëvendësguvernatore e Përkohshme. Për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale që znj. Latifi Jashari ka pasur jashtë BQK-së edhe para këtij vendimi, ka kërkuar që të lirojë pozitën e përkohshme në BQK nga data 15 maj 2023”, thuhet në komunikatën e BQK-së.
Arsye për këtë sipas komunikatës së BQK-së thuhet të jenë obligimet që Latifi – Jashari, ka jashtë këtij institucioni ku kishte nisur punë në pozitën e zv. guvernatores me 29 mars.
“Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së. Për më shumë znj. Latifi Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së”, përfundon komunikata./Gazeta Infokus/
Nipi i Besnik Bislimit pretendonte pozitën e guvernatorit të BQK-së, nuk kalon fazën e intervistimit
Të tjera
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...