Sport

Konfirmohet: Miqësorja Shqipëri – Ukrainë, ja kur do të zhvillohet

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 01 June 2018

Skuadra kombëtare e futbollit vijon përgatitjet e saj në Verbier, në vigjilje të ndeshjes së dytë miqësore me Ukrainën. Përpara mediave sot dolën futbollistët Frederic Veseli dhe Berat Gjimshiti, shkruan infokusi.

Mbrojtësi i kombëtares, Frederic Veseli deklaroi: “Nuk ishte vetëm mbrojtja në ditë të keqe në ndeshjen miqësore me Kosovën. Ishte i gjithë ekipi që luajti keq atë ditë. Kuptohet që është fundi i sezonit dhe ndoshta edhe lodhja bën të vetën, por në Kombëtare të gjithë vijnë me dëshirë për të dhënë maksimumin. Nuk është se ishte përgatitur keq ndeshja e fundit. Duhet të marrim të gjithë përgjegjësitë tona për atë ndeshje, që duhet harruar sa më shpejt dhe kemi rastin ta bëjmë në miqësoren me Ukrainën. Diskutimet me trajnerin para stërvitjes? Ai gjithmonë në mbledh para seancave stërvitore dhe na tregon për situata të ndryshe në stërvitje dhe në ndeshje. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme në këtë rast. Ka pasur gabime në ndeshjen e fundit, por është me rëndësi të reagojmë në vazhdim”, – përfundoi mbrojtësi Frederic Veseli.

Nga ana tjetër, futbollisti Berat Gjimshiti iu përgjigj interesit të medias në lidhje me përgatitjet e skuadrës: “Me Kosovën ishte ndeshje e dobët si ajo me Luksemburgun, mendoj se gjithmonë mund të reagojmë,besoj se para startit të Nations League mund të provohen disa lojtarë për të treguar vlerat e tyre.Çdo trajner ka mënyrat e veta për të punuar, tani duhet të lëmë pas Kosovën dhe të bëjmë më shumë me Ukrainën,ka rëndësi të përmirësohemi dhe të reagojmë për gabimet që kemi bërë dhe për tifozët. Ne jemi profesionistë dhe jemi të hapur çdo gjë. Të gjithë lojtarët duan të reagojnë pas figurës së keqe me Kosovën. “Për momentin nuk kam folur me asnjë. Jam në grumbullim me kombëtaren dhe pastaj do të mendoj për pushimet. Pas pushimeve do të flas me menaxherin tim dhe do të vendosim. Kam dhe një vit kontratë me Atalantën. Në Itali ndihem mirë do më pëlqente të vazhdoja të luaja në Serinë A, por unë jam i hapur ndaj çdo oferte dhe mendoj se do të përshtatesha edhe në një kampionat tjetër”.

-Advertisement-

Miqësorja Shqipëri – Ukrainë do të zhvillohet më 3 qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera