Uncategorized

Konfirmohet, Meghan Markle është në pritje të ëmbël

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 15 October 2018

Meghan Markle është shtatzënë! Princi Harry dhe Dukesha e Sussex do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi është bërë i ditur nga “Kensington Palace”, ku thuhet se çifti është shumë i lumtur dhe fëmija pritet të lind në pranverën e vitit 2019.
“Shkëlqesia e tij, Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë se Dukesha është shtatzënë dhe do të bëhen prindër, pranverën e vitit 2019”, shkruhet në njoftimin zyrtar të bërë nga “Kensington Palace”.

Lajmi u bë i ditur, menjëherë sapo çifti mbërriti në Australi, në turin e parë mbretëror jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera