Lajme

Konferenca ndërqeveritare Shqipëri – Bashkim Evropian, Rama: Marshi po vazhdon

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 17 December 2024

Ka nisur në Bruksel konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Evropian, për hapjen e grupkapitullit të VI të negociatave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po e kryeson delegacionin shqiptar, tha të martën se ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe sipas tij po bëhet sipas planit.

“Marshi ynë vazhdon. Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është i rëndësishëm për planin tonë. Kjo sepse po bëhet sipas planit. Ne duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur”, tha Rama.

-Advertisement-

Kjo konferencë vjen para Smitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet të mërkurën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera