Lajme

Konferenca ndërkombëtare, Tahiri: Është fat për ne si komb shqiptar që Rama i flet botës për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 03 July 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se e vlerëson jashtëzakonisht lartë kontributin dhe punën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, për situatën në veri të Kosovës.

Ai u deklarua kështu kur në një konferencë për media u pyet për mbajtjen e konferencës ndërkombëtare që u iniciua nga Rama.

“Është fat për ne si komb shqiptar që Edi Rama i flet botës, të paktën që nuk e lejon të degradojë agjenda jonë me aq fuqi sa ka”.

-Advertisement-

“Qeveria nuk e di cili do të jetë formati i një konference që është një angazhim i Ramës që Kosova të mos degradojë edhe më tutje, e kem një person që ka kredibilitet ndërkombëtar dhe flet për Kosovën në një kohë kur na vendosen sanksionet”, ka thënë Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera