Lajme

Koncerti i Shakirës në urën mbi Ibër, Bahtiri: Ishte ide e ndërkombëtarëve

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 28 April 2023

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ideja e koncertit të këngëtares Shakira mbi urën e lumit Ibër ishte e ndërkombëtarëve dhe jo e tij.

Sipas Bahtirit, ndërkombëtarët donin që ura të hapet me një koncert të madh, që sipas tij, do t’i bashkonte serbët e shqiptarët në një atmosferë të mirë.

“Nuk është propozuar nga unë e as s’kam pasur të negociojë me askënd. Ata kanë pasur ta bëjnë pagesën dhe gjithçka ka qenë me ndërkombëtarët e jo më mua”, është shprehur Bahtiri.

-Advertisement-

Ndërsa, në kohën sa ishte duke u përmendur kjo ide, përkatësisht në tetor të vitit 2018, Bahtiri pati deklaruar se janë duke lobuar që ta gjenin një këngëtare me famë botërore.

“Ne jemi tani duke lobuar të gjejmë një këngëtar me famë botërore për të organizuar një koncert madhështor ku do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pavarësisht nacionalitetit. Do të jetë një koncert më masivi që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë. Do të jetë ose angleze ose amerikane”, pati deklaruar Bahtiri asokohe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera