Lajme

Komuniteti i Energjisë jep rekomandime për qëndrueshmërinë financiare të Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 06 October 2022

Komuniteti i Energjisë me seli në Vjenë, së fundmi ka publikuar Letrën e Pozicionit (ang. Position Paper) me titull: Ndikimi i Krizës së Fundit të Energjisë në Funksionimin dhe Qëndrueshmërinë e Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Komunitetin e Energjisë – Të Gjeturat Kryesore dhe Rekomandimet. Kjo letër është përgatitur nga Grupi Koordinues i Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Komunitetin e Energjisë (ECDSO-E CG), në koordinim të plotë me vetë Komunitetin e Energjisë.

Bazuar në ligjet kombëtare, si dhe në përputhje me Direktivën Evropiane të Energjisë Elektrike 2009/72/EC, Operatorët e Sistemit të Shpërndarjes duhet të kenë në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme njerëzore, teknike, fizike dhe financiare për funksionimin e sigurt, të besueshëm dhe afatgjatë të sistemit të shpërndarjes.

Letra thekson se të gjitha palët kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, përveç Bosnje e Hercegovinës dhe Ukrainës, janë neto-importues të energjisë elektrike. Andaj, përderisa OSSH-të janë të obliguara të blejnë energjinë elektrike për t’i mbuluar humbjet në rrjetet e tyre të energjisë, dhe meqenëse prodhimet vendore të energjisë elektrike nuk i kanë përmbushur ato nevoja, OSSH-të i janë ekspozuar drejtpërdrejt rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet evropiane, e kjo ka bërë që burimet financiare të OSSH-ve të shterohen dhe për më tepër likuiditeti financiar i tyre të rrezikohet.

-Advertisement-

Disa nga të gjeturat kryesore të përmendura në letër kanë të bëjnë me:

* Tejkalimin enorm të kostove të planifikuara dhe aprovuara të mbuluara përmes tarifave.
* Procedurat tarifore nuk ishin mjaftueshëm fleksibile për ta reflektuar realitetin e ri.
* Vonesa në njohjen e kostove faktike të humbjeve në tarifat e rrjetit, ka shkaktuar një krizë të rëndë likuiditeti për OSSH-të e ekspozuara ndaj çmimeve të tregut, duke rrezikuar aftësinë e tyre për të ofruar furnizim të besueshëm dhe të vazhdueshëm me energji elektrike për konsumatorët.
* Diferenca në mes të humbjeve të lejuara dhe atyre aktuale, ka shkaktuar dëme shtesë të konsiderueshme financiare për OSSH-të.
* Kalimi nga format alternative të ngrohjes, në ngrohje me energji elektrike, kërkon përpjekje shtesë nga OSSH-të për të përmbushur kërkesën dhe për të ruajtur stabilitetin e rrjetit.

Gjithashtu, letra jep edhe rekomandimet për politik-bërësit se si të tejkalohen pasojat e krizës së energjisë në rrafshin e OSSH-ve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera