Sport

Komunikata e Skënderbeut për rastin e çuditshëm të Bajram Jashanicës

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 03 March 2018

kënderbeu ka lëshuar komunikatë për Bajram Jashanicën i cili ka dal pozitiv në testet e dopingut. Ky është arsyetimi i klubit nga Korça:

“Më datë 29 Shtator 201, Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershëm dhe efektiv. Në përpjesëtim me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administruar substanca e Prednisolut, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh.

Menjëherë pas perfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të përdorimit të substancës Prednisolut nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjencës dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavarësisht kërkesës së arsyetuar nga ana e klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasojë, ka çelur procedure disiplinore.

-Advertisement-

Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanërisht janë të klasifikuara në kategoritë me të ulëta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre.

Klubi i Futbollit Skënderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Jashanicës dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrierës se tij.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera