Komunat i përgjigjen pozitivisht MF-së/ Ibrahimi optimist se pagat ekzekutohen sot
Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 07 October 2022
Ministria e Financave sot në orët e paradites ka kërkuar nga komunat që të rikonfirmojnë listat e pagave për mësimdhënësit, duke ua rikujtuar obligimet ligjore, që sipas kësaj ministrie, kanë nga neni 18 i Ligjit për Greva.
Nga kjo ministri kanë thënë se do të procedojnë sot me ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, por si “paradhënie” për orët e humbura gjatë grevës, që thotë se duhet t’i zëvendësojnë mësuesit.
Por, se a kanë filluar komunat ti dorëzojnë edhe njëherë listat e mësimdhënësve në mënyrë që pagat të ekzekutohen sot, ka folur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai, ka thënë se komunat do t’i kryejnë të gjitha obligimet ligjore.
“Komunat do i kryejnë të gjitha obligimet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi ashtu siç i kanë kryer deri më tani”, ka deklaruar Ibrahimi për Front Online.
Drejtori Ibrahimi, është shprehur optimist se pagat për mësimdhënësit do të ekzekutohen sot.
“Jam shumë optimist që sot do të ekzekutohen pagat dhe do të gëzohen familjet e mësimdhënësve”, ka thënë ai.
Për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit sot është duke u zhvilluar edhe debat në Kuvendin e Kosovës.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka hyrë në grevë që nga 25 gushti.
Greva është pezulluar nga 3 tetori deri në janar të vitit të ardhshëm
Qeveria e Kosovës, ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e sektorit publik për muajin shtator pse të njëjtit ishin në grevë, përpos për mësimdhënësit.
Të tjera
-
Krasniqi shpërndanë foton e ditës të fushatës së PDK’së
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Lirimi i pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar lidhur me...
-
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që nuk e di çfarë flet
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, k...
-
Dervishaj: Kosovë apo Gjermani, kudo që jemi shqiptarë, frymojmë e mendojmë njësoj
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
TikToku po rikthen shërbimet në SHBA
Rrjeti social kinez, TikTok ka thënë se po i rivendos shërbimet në Shtetet e ...
-
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Hamza: Fitorja e PDK-së ju gëzon juve e mua, por mbi të gjitha i bën të lumtur Thaçin e Veselin
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte përmes një tubimi kërk...
-
Çfarë duhet të presin blerësit e pronave në Zvicër në vitin 2025?
Nëse planifikoni të blini një shtëpi në Zvicër në vitin e ri, duhet të jeni t...
-
Ramush Haradinaj takon Richard Grenellin: Kosova do ta kthejë marrëdhënien strategjike me SHBA-në
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në SHBA pë...
-
Krasniqi: Fushata e VV-së “reality show”, Kurti në vend të programit po ofron anekdota
Ka kaluar një javë e fushatës zgjedhore. Partitë politike zhvilluan shumë ...
-
Shkëlqim Devolli në SHBA vazhdon takimet me senatorë dhe kongresistë republikanë dhe demokratë
Aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, i ka vazhduar në Washing...
-
Dyshohet se vodhi një veturë në Leposaviq, arrestohet 19-vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar nën dyshimin se ka vjedhur një v...