Komunat e mirëpresin vendimin e Kushtetueses për pezullimin e faljes së 100 eurove
Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 04 September 2023
Gjykata Kushtetuese sot ka vendosur që të pezullojë vendimin për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë, që është nën i Ligjit për Tatimin në Pronë. Mirëpo deri tani një vendim të tillë e kanë ekzekutuar tri komuna – Drenasi, Graçanica dhe Obiliqi. Vendimin e Kushtetueses e ka mirëpritur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ai n tha se Qeveria duhet t’i hapë sytë që ta bashkëpunojë me nivelin lokal.
Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Komunës së Prizrenit për masën e përkohshme lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 5 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, i cili ka hyrë në fuqi më 16 gusht 2023. Për zbatimin e këtij vendimi, Kushtetuesja ka vendosur masën e përkohshme deri më 30 nëntor.
“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në njoftim.
Për këtë çështje, ka folur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai tha se e kanë mirëpritur vendimin e Kushtetueses, derisa ka shtuar se beson që edhe vendimi final do të jetë pro komunave.
“Ne si Asociacion i Komunave të Kosovës gjithmonë i kemi besuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ndarjes së drejtësisë. Kemi qenë të bindur se ky vendim do të jetë pro komunave, e kemi mirëpritur këtë vendim dhe besojmë që edhe vendimi final do të jetë pro komunave, se përndryshe komunat do të humbin rreth 30 milionë euro”, tha Ibrahimi.
Ai pati edhe kritika për nivelin qendror, të cilit i kërkoi më shumë bashkëpunim me institucionet lokale para se të marrë vendime.
“Me këtë vendim u vërtetua që kërkesa e komunave është e drejtë që niveli qendror pa konsulta po merr vendime që do ta preknin buxhetin e komunave dhe këto vendime po merren pa konsulta paraprake. Në vend që niveli qendror të ulet së bashku me nivelin lokal t’i diskutojnë këto probleme, po na detyron që të shkojmë dhe të ballafaqohemi në gjykata. Është apeli i Asocicacionit që në të ardhmen niveli qendror t’i hapë sytë dhe të bashkëpunojë me nivelin lokal në mënyrë korrekte dhe të sinqertë në mënyrë që mos të kemi ballafaqime të tilla në institucione gjyqësore”, tha ai.
Mirëpo deri më tani vendimin për faljen e 100 eurove e kanë zbatuar komuna e Drenasit, Obiliqit dhe Graçanicës. Se çka ndodh me këto komuna, Ibrahimi tha se duhet të presin verdiktin përfundimtar të Kushtetueses.
“Sa i përket komunave aq sa jam në dijeni, duhet të presim verdiktin e fundit nga Gjykata Kushtetuese”, tha Ibrahimi për Express.
Ligji për Tatimin në Pronë u miratua më 10 korrik, me 61 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër. Ndërkaq, opozita s’kishte marrë pjesë në votim fare, duke thënë se do ta dërgojnë në Kushtetuese. Më pas Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka dërgoi në Gjykatën Kushtetuese atë, me arsyetimin se e shkurton buxhetin e komunave në Kosovë.
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...