Lajme

Komuna ia jep tenderin kompanisë më të shtrenjtë për 124 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 19 July 2017

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Drenasit i kishte dhënë tender kompanisë më të shtrenjtë për 124.088 euro sesa ofertuesi tjetër që ishte në konkurrencë

Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Komunës së Drenasit për vitin 2016 ka gjetur një varg shkeljes, pothuajse në të gjitha fushat. Auditori i Përgjithshëm në raportin për Komunën e Drenasit për vitin 2016 ka precizuar të gjitha të gjeturat dhe ka rekomanduar që të përmirësohen.

Sipas raportit, edhe gjatë vitit 2016 Komuna e Drenasit kishte angazhuar një numër punonjësish (mësimdhënës) si zëvendësues në sektorin e arsimit, por për ta nuk kishte buxhet të aprovuar e as nuk kishte mundësi t’i përfshijë në lista të pagave. Kjo çështje, sipas Auditorit, është duke u trashëguar nga vitet e mëhershme dhe ka vazhduar të ndodhë edhe në vitin 2016, shkruan “Zeri”.

-Advertisement-

“Si pasojë e mospagesës me kohë për punonjësit zëvendësues të arsimit, nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve janë paguar 61.848 € nga vendimet gjyqësore dhe në bazë të Nenit 39.2 LMFPP, të cilët Komuna nuk kishte arritur t’i fusë në lista ta pagave. Një formë e tillë e angazhimit të stafit arsimor në mungesë të buxhetit, rrjedhimisht mosfutja në listë të pagave, kanë rezultuar në padi gjyqësore dhe në ekzekutime direkte nga Thesari, dhe kanë shkaktuar implikime buxhetore për Komunën, duke ekspozuar Komunën para një rreziku mjaft të madh në financimin e operacioneve të rregullta”, thuhet në raportin e Auditorit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera