Komuna e Vushtrrisë fillon të shqiptojë gjoba për hedhjen e mbeturinave
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 08 November 2018
Banorët e Komunës së Vushtrrisë do të gjobiten për hedhjen e mbeturinave në vendet që nuk janë të lejuara.
Drejtori i Drejtorisë për Inspektime në Komunën e Vushtrrisë, Berat Asllani ka njoftuar se në fund të muajit tetor, ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ për ndëshkimet me gjoba mandatore për ata që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara.
Në njoftimin e Drejtorisë për Inspektime thuhet se vlera e gjobës mandatore është varësisht prej veprimit ndëshkues, prej 20 deri në 100 euro.
Asllani po ashtu ka njoftuar se nëse personi i ndëshkuar me gjobë mandatorë e bën pagesën brenda 15 ditëve, gjoba është 50% me lirë, ndërsa në raste kur personi fizik apo juridik nuk e bën pagesën e gjobës mandatore brenda 15 ditëve, lënda procedohet tek përmbaruesi për ekzekutim.
“Autoritetet që do të zbatojnë këtë udhëzim janë, inspektorati Komunal i mjedisit, Policia e Kosovës si dhe zyrtarët e tjerë të autorizuar. Drejtoria për Inspektime së bashku me Policinë e Kosovës ka bërë planin e veprimit dhe janë duke inspektuar me dy ndërrime, ku dhe kanë filluar ndëshkimet me gjoba mandatore”, thuhet në njoftimin e Asllanit.
Drejtoria për Inspektime ka ftuar të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që të ndihmojnë për zbatimin e këtij udhëzimi duke raportuar Inspektoratin Komunal ose Policinë e Kosovës me informata dhe fotografi të personave që hedhin mbeturina në vende të pacaktuara.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...