Lajme

Komuna e Suharekës i ofron mbështetje Pejës pas vërshimeve

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 25 June 2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se ka biseduar me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, ku i ka ofruar mbështetje për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve

Muharremaj gjithashtu ka ngushëlluar familjen që ka humbur dy familjarë gjatë ditës së shtunë, transmeton Telegrafi.

“Sapo kam biseduar me Kryetarin e Pejes Gazmend Muhaxheri për gjendjen e rëndë në Pejë. I kam ofruar gjithë mbështetjen tonë për tejkalimin e kësaj situate. Familjeve që humbën të dashurit e tyre ngushllime”, ka njoftuar ai.

-Advertisement-

Ndryshe, të shtunën në qytetin e Pejës ka pasur vërshime, ku për pasojë dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera