Lajme

Komuna e Strumicës ndau dy ton ushqim për të varfërit

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 30 December 2017

Organizata Banka Ushqimore në bashkëpunim me Komunën e Strumicës dhe organizata partnere Organizata e Grave dhuruan dy ton ushqim për familjet e rrezikuara sociale në Strumicë.
Nga Banka për ushqim thonë se nga viti tjetër planifikojnë vendosjen e zgjidhjes sistematike për këtë akcion.

“Tradicionalisht në këtë periudhë ne ndajmë paketa për familjet e rrezikuara sociale. Le t’i kompensojmë ato pak dhe të zbusim situatën. Qëllimet tona janë nga viti tjetër me autoritetet lokale nga Strumica, për të krijuar një zgjidhje sistemore. Ne jemi anëtar i Bankës Ushqimore Eurospeak, kështu që ne duam të përshtasim atë sistem dhe ta zbatojmë këtu. Ne kemi mbështetjen e Kryeministrit Zaev, nga i cili kemi prezantuar këtë projekt nga Strumica, për të siguruar të paktën një herë në muaj, më të prekshmit për të marrë ndihmë, tha Dushko Hristov nga Banka për ushqim.

Pos Strumicës, projekti implementohet edhe në komuat Qendër, Haraçinë, Kavadar dhe Koçan, kurse pritete të fillojë edhe në Kumanovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera