Lajme

Komuna e Shtimes hap tenderë për veshmbathje

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 30 March 2022

Komuna e Shtimes gjatë ditës së martë ka hapur një tenderë për blerjen e veshmbathjeve për personat nëpër institucionet e kësaj komune, shkruan Gazeta Infokus.

Për furnizimin e plotë të veshmbathjeve për të gjitha institucionet, kjo komunë ka paraparë buxhet prej 9 mijë e 960 euro.

Po ashtu sipas kësaj komune për të gjithë kompanitë e interesuara, pranimi i tenderëve do të bëhet deri me 5 prill.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik të Kosovës, e ku thuhet se finalizimi i këtij tenderi duhet të përfundohet deri me 30 qershor të këtij viti./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni njoftimin e kontratës:


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera