Lajme

Komuna e Prishtinës rrënon një pjesë të një objekti pa leje

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 24 February 2020

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit gjatë së henës ka rrënar një pjesë të objektit banesor “Nartel”, në rrugën “Musa Tolaj” në Lakrishtë të Prishtinës, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pjesë e objektit ku përfshin parkingun nëntokësor dhe një katë është i ndërtuar pa leje.

Në vendin e ngjarjes kanë dal Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri dhe policia e Kosovës.

-Advertisement-

“Mbrapa meje janë dy ndërtime me dy investitorë te ndryshëm të cilët e kanë bërë të njëjtin ndërtim ilegal për garazhe nëntokësore, dhe ne jemi sot këtu t’i zbatojmë këto dy vendime. Janë dy garazhe nëntokësore me etazhitet 2 katesh dhe sot fillojmë largimin e të dyjave njëra kompani ka filluar vet rrënimin kurse njëra ende jo”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera