Lajme

Komuna e Prishtinës planifikon që deri më 28 nëntor të finalizohet shtatorja e Adem Jasharit

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 06 March 2024

Adem Jasharit do t’i ngritet shtatore edhe në Prishtinë.

Për këtë do të hapet konkurs ndërkombëtar nga Komuna e Prishtinës dhe mundësinë për aplikim do ta kenë të gjithë ata që do t’i plotësojnë kriteret e vendosura.

Zëdhënësi i komunës, Donat Lushaku ka thënë për Klan Kosova se ajo do të vendoset në një hapësirë tejet të madhe.

-Advertisement-

“Nuk do të jetë shtatore në kuptimin klasik. Do të vendoset në hapësirë prej 1000-2000 metrave katrorë dhe do të përfaqësojë figurën e komandantit legjendar por edhe të gjithë të rënëve për ditët që gëzojmë sot”, është shprehur Lushaku.

Ai më tej ka thënë se ende nuk është vendosur saktësisht hapësira ku do të ngrihet shtatorja, por që plani është që gjithçka të përfundojë më 28 nëntor.

“Para se të vendosen kriteret kanë qenë disa lokacione. Është folur në mes të qeverisë dhe kuvendit. Pritet edhe propozimi nga Familja Jashari”, thotë ai duke treguar se lokacioni përfundimtar do të vendoset pas përfundimit të konkursit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera