Lajme

Komuna e Prishtinës ndanë 500 mijë euro për lojëra

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 12 November 2018

Prishtinës së shpejti do t’i shtohen edhe disa kënde të lojërave.

E për këtë, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka ndarë rreth 500 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas njoftimit të bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, këndet e lojërave do të ndërtohen në lagje, “Bregu I Diellit”, “Dardania” , “Universiteti” dhe shkolla “Asim Vokshi”.

-Advertisement-

Ndërsa një terren sportive do të ndërtohet edhe në lagjen “Lakrishte”.

E për këtë projekt komuna e Prishtinës kishte planifikuar të shpenzonte 500 mijë euro ose saktësisht 450 mijë euro.

Fituese të këtij tenderi u shpallen grup i operatorëve ekonomik: N.T.P. ” Ulpiana “; N.P.T. ” DAQA “.Ky grup për ndërtimin e këndeve të lojërave kishin ofruar çmimin prej 350 mijë euro ose saktësisht 341 mijë e 717 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera