Lajme

Komuna e Prishtinës e shpërblen me tenderin e denoncuar si skandal biznesmenën e afërt me Përparim Ramën

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 09 August 2024

Komuna e Prishtinës pas shumë procedurave, pezullim e shtyrje, më në fund ka shpërblyer me tender biznesmenën Iris Gjinovci për tenderin që publikisht ishte dennoncuar si skandal: Digjitalizimi i mësimit në kryeqytet.

Pezullime e shtyrje. Ankesa e vendime. Pas tetë muajsh kur nisi si proces, ka përfunduar edhe historia e Komunës që drejtohet nga njeriu i LDK-së, Përparim Rama për digjitalizimin e arsimit në Kryeqytet.

Sikurse krejt në fillim, tenderi iu dha biznesmenës që jeton në Londër me biznes në Lipjan e që haptazi ka treguar afërsi me Përparim Ramën, Iris Gjinovci.

-Advertisement-

Derisa shpallja e parë për këtë tender u bë më  11 janar të këtij viti, më 9 gusht 2024 është publikuar njoftimi që ky tender iu besua firmës së Gjinovcit, “Schoolme Implementation & Consulting SH.P.K.”.

Deri te ky vendim erdhi pasi që në listën e dokumenteve në platformën e prokurimit online, përfshirë këtu pezullime e ankesa, janë shtuar hic më pak se sa 15 dokumente të tjera.

Biznesmenja Iris Gjinovci për këtë punë nga Komuna që drejtohet nga Përparim Rama do të paguhet me 256 mijë euro.

Komuna e Prishtinës e shpërbleu të njëjtën firmë pas një vendimi të OShP-së, ani pse e njëjta për një kohë jo të shkurtër ka qëndruar tel lista e kompanive që nuk paguajnë TVSh, diçka që e kishte shtyrë Doganën e Kosovës që ta anuloi një tender që ia dha të njëjtës- pas raportimit të Insajderit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera