Komuna e Prishtinës e gatshme për vaksinim masiv në Qendrat e Mjekësisë Familjare
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 26 April 2021
Komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjet për vaksinim eventual masiv të popullatës, ka konfirmuar, nënkryetari Muhedin Nushi.
Madje, ai tha se numri i të infektuarve është në rënie, dhe sipas tij, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që vaksina është zgjidhja e vetme në këto raste.
“Ne veç kemi filluar parapërgatitjet tona në kuadër të komunës dhe të ekipit menaxhues ose shtabit operacional në kuadër të komunës për ndonjë vaksinim eventual masiv i cili mund të ndodhë në Kosovë. Kjo mund të ndodh në rast se furnizohemi me vaksinat mjaftueshëm në mënyrë që të vaksinohet tërë popullata. Numri i infektimeve është në rënie”.
“Tash për tash nuk po shohim ndonjë arsye ose situatë e cila mund të eskalojë. Ajo që është brengosëse është numri i madh i vdekjeve të cilat i kemi jo vetëm në komunë të Prishtinës, por edhe në tërë territorin e Kosovës nëse i vëmë në krahasim numrin e të infektuarve me numrin e të vdekurve”.“Edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që vaksina është zgjidhja e vetme në këto raste kur kemi pandemi globale çfarë është kjo që na kapluar nga viti i kaluar”, shtoi Nushi për Ekonomia Online.
Nënkryetari theksoi se janë duke përpiluar planin nëse kërkohet nga Qeveria për shpërndarjen e vaksinave në Qendra të Mjekësisë Familjare.
“Jemi duke përpiluar planin në rast se kërkohet nga Qeveria dhe nuk do të ketë vaksinim vetëm në Qendrën e Sallës Sportive ku aktualisht po kryhet vaksinimi edhe ku është pjesa e stafit të Qendrës së Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës”.“Ne së bashku me ekipin emergjent jemi duke përpiluar planin në rast të kërkesës nga ana e Qeverisë sesi do të mund të shpërndajmë edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare hapësirat për vaksinim masiv për qytetarët e komunës së Prishtinës. Prandaj çdo herë tentojmë si komunë që të bëjmë decentralizim të ofrimit të shërbimeve që të mos jetë vetëm një pikë ku do të shkojnë qytetarët sepse do të ketë mundësi të infektimit nëse tubohen shumë veta. Secili do të tentojmë që të vaksinohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt të banimit të tyre”.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...