Lajme

Komuna e Prishtinës del me njoftim për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 24 May 2022

Këto ditë ka pasur reagime për shkak të mungesës së heqjes së mbeturinave nga vendet përkatëse në Prishtinë nga kompania e pastrimit, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se besojnë deri në ora 16:00 e gjithë qendra do të pastrohet në tërësi, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën jo të këndshme të shkaktuar nga grumbullimi i mbeturinave në Kryeqytet“, thotë ndër të tjera Komuna.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, Jemi të vetëdijshëm për situatën jo të këndshme të shkaktuar nga grumbullimi i mbeturinave në Kryeqytet. Për arsye të obligimeve të NP “Pastrimi” ndaj Deponisë, kjo e fundit është bllokuar për një ditë dhe ka rezultuar në krijimin e gjendjes së tillë. Mirëpo, NP “Pastrimi” është tani në terren me gjithë kapacitetin e saj dhe besojmë se deri pas orës 16:00, qendra do të pastrohet në tërësi. Ju falënderojmë për mirëkuptim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera