Lajme

Komuna e Mitrovicës dhe Skenderajt mbeten pa ujë të pijes

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 08 May 2023

Komunat e Mitrovicës dhe Skenderajt janë pa furnizim me ujë të pijes për shkak të një defekti teknik i cili ka ndodhur në impiantin për trajtimin e ujit në Shipol, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi nga Kompania Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimin e defektit.

“Si pasojë e një defekti teknik në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol, është ndërprerë prodhimi/trajtimi i ujit të pijes. Prandaj, kjo është arsyeja e mungesës së ujit në Mitrovicë dhe Skenderaj. Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimn e defektit dhe pritet që deri në orët e pasditës të rregullohet problemi dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijes”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Ndërkaq, është bërë e ditur që pritet që deri në orët e pasdites të rregullohet problemi dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera