Lajme

Komuna e Malishevës mbështet kultivuesit e bimëve mjekuese

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 16 January 2018

Komuna e Malishevës edhe këtë vit do t’i përkrahë kultivuesit e bimëve mjekuese dhe aromatike.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësuesit të USAID-it, Mark Wood, si dhe përfaqësuesit të “Agroshqiponja”, Shefqet Karsniqi.

Përmes kësaj synohet rritja e kapaciteteve të grumbullimit të këtyre bimëve dhe kultivimit të tyre.

-Advertisement-

Gjatë takimit të sotëm, kryetari Begaj dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, premtuan se në kuadër të buxhetit për bujqësi, do ta përkrahin edhe këtë sektor, pasi kultivimi dhe grumbullimi i këtyre bimëve, është një prej fushave të rëndësishme në bujqësi, sepse ka kushte për kultivimin e bimëve, si dhe është pika grumbulluese, dhe rrjedhimisht edhe rritet numri i të punësuarve dhe përfitimi nga këto bimë.

Begaj dhe Wood u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të përkrahin këtë sektor të bujqësisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të grumbullimit të bimëve, përmes ndihmës në ndërtimin e tharësve të bimëve mjekuese dhe aromatike, kurse pjesa tjetër do të përkrahet nga USAID, përmes mekanizmave të tyre në sektorin e bujqësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera