Komuna e Graçanicës shkel ligjin, subvencionon 3 herë brenda vitit një OJQ me 20 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 21 June 2017
Auditori i Përgjithshëm ka gjetur shumë shkelje në Komunën e Graçanicës. Nga shpenzimi i të hollave pa mbulesë e deri te punësimi pa kritere janë të gjeturat e raportit të Auditorit. Po ashtu Auditori i Përgjithshëm konstaton se komuna nuk i ka përfillur asnjë nga rekomandimet e vitit të kaluar.
“Nga paragrafi më lartë shihet se pjesa më e madhe e rekomandimeve të vitit të kaluar nuk janë zbatuar, sepse komuna nuk ka ndjekur ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar veprimet në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm”, thuhet në të gjeturat e Auditorit, raporton lajmi.net.
Raporti ka gjetur po ashtu edhe shkelje ligjore dhe parregullsi në punësime.
“Një e punësuar në pozitë profesor në shkollën ekonomike me vendim të komunës punon si asistente administrative në komunë. Ndonëse, pozitat e tilla nuk kanë kualifikime (gradime) të njëjta, megjithatë, paga e të punësuarës është kompensuar në shumën e njejtë nga buxheti i drejtorisë së arsimit. Mësimdhënësja në Shkollën fillore “Milladin Mitic” është angazhuar në punë pa zhvilluar procedura të rekrutimit. Në rastin tjetër, për pozitën zyrtar për zotimin e mjeteve buxhetore, nuk janë plotësuar kriteret mbi përvojën e punës siç janë kërkuar me konkurs. Në aplikacionin e punësimit nuk është shënuar përvoja e punës dhe nuk ka pasur dëshmi se e punësuara ka përvojë të punës. Komuna gjatë vitit 2016 ka të angazhuar 16 punëtor me marrveshje për shërbime të veçanta në administratën komunale. Për më tepër, këto pozita janë të rregullta në komunë derisa kanë kontratë për shërbime të veçanta. Njëri nga këto pozita është zyrtar i lartë – menaxher prokurimi”.
Po ashtu Komuna e Graçanicës ka paguar 4 mijë e 243 euro për shërbime telefonike pa zhvilluar procedura të prokurimit.
“Pagesa në vlerë 4,243€ për shërbimet e telefonisë mobile për operatorin IPKO, është e bazuar në një kontratë të parapagimit për biznese nga viti 2010. Sipas kësaj shihet se komuna nuk ka zhvilluar procedura të prokurimit sipas kërkesave ligjore (LPP)”, vazhdon raporti.
Kjo komunë paguan avokatin nga kategoria mallra dhe shërbime, gjë që është në kundërshtim me shpenzimin e financave publike
“Nga viti 2015 komuna paguan për shërbimet e avokatisë duke u bazuar në një vendim të kryetarit mbi autorizimin e këtyre shërbimeve. Sipas komunës pozita e avokatit është e nevojshme dhe duhet të jetë pozitë e rregullt. Megjithatë, për këtë pozitë nuk ka kontratë të rregullt dhe pagesa për shërbime të avokatit, vazhdon të paguhet përmes kategorisë së mallrave dhe shërbimeve”.
Raporti thotë se komuna po ashtu kishte nënshkruar kontratën për “Shërbimet e projektimit për nevojat e komunës” në vlerë 20,725€, pa pasur zotimin e plotë të mjeteve (kishte zotuar 50% të fondeve) 6.
Komuna ka keqëpërdorur edhe financat për transportin e studentëve thotë raporti i auditorit.
“Komuna ka paguar transportin e studentëve për territorin e komunës në vlerë 5,500€. Në raport vërejtëm që përveç territorit të komunës së Graçanicës, janë transportuar studentë edhe jashtë territorit të komunës (në Mitrovicë). Pagesa është kryer duke u bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit me OJQ-në Comunication for Social Developement, mirëpo nuk është vërejtur ndonjë procedurë në përzgjedhjen e kryesit të shërbimit dhe nuk dihet nëse çmimi i paguar është sipas çmimit të tregut”.
Komuna në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi ka paguar 1,500€ biznesit individual, i cili merret me strehimin dhe trajtimin e qenve endacak. Në kërkesën e bashkangjitur për pagesë vërehet që shpenzimet janë për punëtorë, ushqim dhe pije, si dhe shpenzimet e veterinës. Komuna nuk ka dëshmi të arsyeshme për llojin e veprimtarisë apo arsyeshmërinë e subvencionimit për biznesin privat. Gjithashtu, nuk ka raport detaj për shpenzimin e mjeteve.
Komuna e Graçanicës ka rregulloren të brendshme për ndarjen e subvencioneve, e cila përcakton personat e autorizuar për vlerën e ndarjes së subvencioneve. Megjithatë, në rregullore nuk është e përcaktuar sa herë mund të subvencionohet i njëjti përfitues brenda vitit. Si pasojë, disa organizata joqeveritare kanë përfituar disa herë brenda vitit dhe për vite me radhë. Subvencionimi më tepër se një herë brenda vitit, qoftë edhe për projekte të ndryshme, por për përfituesin e njëjtë bën që të tejkalohet vlera prej 10,000€ (limiti i përcaktuar me rregullore për subvencione). Organizata joqeveritare “Comunication for Social Developement” është subvencionuar tri herë deri me tani në shumë prej (20,580€), dhe “Sportsko Drustvo Pokretac” pesë herë me (15,390€).
Për projektin ’’Ndërtimi i rrugës Skullaneva Suha Doll’’ (270,727€), sipas dosjes së tenderit, si kriter është kërkuar nga OE vërtetimi mbi obligimet ndaj ATK-së. OE fitues ka dorëzuar vërtetimin nga ATK se nuk ka borxhe, megjithatë komuna ka verifikuar vlefshmërinë e këtij vërtetimi përmes sistemit të ATK-së dhe është vërtetuar se OE ka pasur borxhe të pashlyera në ATK. Përkundër kësaj, i njëjti operator është shpallur fitues i tenderit./Lajmi.net/
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...