Lajme

Komuna e Ferizajt fillon renovimin e shkollës në shtator, nxënësit mbesin në shtëpi

Autori: Doresa Geci 14:36 | 14 September 2020

Jo të gjithë nxënësit në Kosovë kanë mundur të fillojnë mësimin këtë hënë.

Në shkollën “Gjon Sereqi” në Ferizaj kanë filluar mësimin vetëm nxënësit e klasës së parë.

Nga 2 mijë e 400 nxënës sa ka kjo shkollë vetëm 200 kanë mundur këtë të hënë të ulen në bankat e shkollës, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Kjo për shkak të renovimit të shkollës të cilat filluan tek tani në shtator.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus edhe drejtori i shkollës “Gjon Serreqi”, në Ferizaj, Nazmi Heda.

E shtyrja mësimit për sipas Hedës është renovimet që janë dukë bërë në tualetet e shkollës “Shaban Hashani”, objekt i cili është duke u shfrytëzuar nga nxënësit e “Gjon Serreqi” pasi edhe është bërë ndërrimi i objekteve muaj më parë.

Ndonëse Drejtoria e Arsimit në këtë Komuna kishte kohë 7 muaj për të rinovuar objektet e shkollave, vendimi për rregullimin e tualeteve e mori në fillim të shtatorit.

“Shkolla “Gjon Serreqi” ka respektuar vendimin e Ministrisë për të filluar vitin ri shkollor 2020/2021, aq sa kemi mundur. Kushtet na kanë lejuar për të filluar vetëm me klasat e para. Shkaku që nuk kemi filluar me klasë të tjera është ky ne e kemi ndërruar objektin, do të thotë shkolla “Gjon Serreqi“ kemi kaluar në shkollën “Shaban Hashani”, derisa nxënësit e shkollës, “Shaban Hashani”, kanë kaluar në shkollën “Gjon Serrqi”. Në momentin kur kemi ardhur këtu gjendja nuk ka qenë e mirë e tualeteve, dhe kemi vendos të bëjmë një renovim të pjesësh të objektit, me vendimi të Drejtorisë së Arsimit. Shkaku është renovimi i tualeteve, dhe nuk kemi dashtë të fushimi nxënësit në një vend ku tualet nuk kanë qenë në masën e dëshiruar”, ka deklaruar Heda për Gazetën Infokus.

Vendimi i vonë për të ndërruar objektin sipas Hedës është arsyeja tjetër për mos mbajtjen e mësimit.

“Arsyeja e dyte, vendimi i vonë për ndërrimin e lokalit është bartja e inventarit tonë në këtë objektet dhe mjeteve të përcjellës ka kërkuar kohë, ndërsa ne kemi pas në dispozicion një javë. Pra vendimi i vonë për ndërrim të lokalit e ka bërë të veten”, ka deklaruar ai.

Përderisa Heda ka thënë që përfundimi i renovimeve pritet të mbahet këtë javë.

Edhe Kenan Gashi nga Këshilli i Prindërve në këtë shkollë, ka thënë se si prind kanë vendosur të mos i dërgojnë nxënësit për shkak të kushteve tejet të këqija higjienike./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera