Lajme

Komuan e Prizrenit ua qon “bukën” te shipja të izoluarve

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 28 March 2020

Të gjithë rastet e vetëizoluara për shkak të koronavirusit në Komunën e Prizrenit do të shërbehen me pako ushqimore nga buxheti i komunës.

Ky institucion tashmë ka blerë ushqime në vlerë 32 mijë euro për rastet e vet izoluara dhe rastet sociale në Komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas dosjes së tenderit, blerja e pakove ushqimore është bërë me procedurë të negociuar pa publikim të mëhershëm të njoftimit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

-Advertisement-

Tenderi për këtë i është besuar kompanisë “Eurofood”, po nga ky qytet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera