Komploti në Mal të Zi, dëshmitari: Më paguan rusët për të rrëzuar qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 27 October 2017
Një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor të komplotit për grusht shteti në Malin e Zi pohoi përpara gjykatës se ishte paguar nga agjentë të shërbimeve të inteligjencës ruse për të organizuar rrëzimin e qeverisë.
Një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor të komplotit për grusht shteti në Malin e Zi pohoi përpara gjykatës se ishte paguar nga agjentë të shërbimeve të inteligjencës ruse për të organizuar rrëzimin e qeverisë.
Qëllimi i këtyre përpjekjeve, sipas Sasha Sindjeliç, ishte të pengohej anëtarësimi i vendit në NATO. Sipas organit të akuzës, Sindjeliç është personi i vetëm që pati kontakt direkt me dy oficerët e shërbimit sekret të Moskës, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar si organizatorët e komplotit që duhet të vihej në jetë ditën e zgjedhjeve, 16 tetor 2016. Në seancën dëgjimore të transmetuar “live” nga disa televizione malazeze, Sindjeliç tregoi se si kishte vendosur kontakte me Shishmakovin e dha detaje mbi takimet e shumta të tyre në Moskë nga viti 2015 deri në atë pasues, si dhe organizimin e logjistikës së grushtit të dështuar të shtetit. Në njërin prej mesazheve që mori nga rusi pak muaj përpara zgjedhjeve thuhej: “Boll. Nuk më tolerojnë më. Në Malin e Zi, autoritetet duhen përmbysur. Gjukanoviç me gjithë bandën e tij”. Sipas hetuesve, të dhënat e të cilëve kanë rrjedhur në media, Sindjeliç ka marrë nga rusët 200 000 euro dhe paratë i ndau më pas me pjesën tjetër të pjesëtarëve të grupit të ngarkuar me vënien në jetë të puçit. Gjyqi në Podgoricë, i mbajtur nën masa të rrepta sigurie, cilësohet si procesi më i madh në rajonin e Ballkanit për shkak edhe të implikimit rus në këto ngjarje. Në të kaluarën, Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO, por jo rrallëherë kishte kërcënuar ish-Republikën Jugosllave nëpërmjet zyrtarëve rusë, që të mos bashkohet me Aleancën Veriatlanike.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...