Kompanitë në Maqedoni të Veriut paguajnë energjinë më të shtrenjtë në rajon

Autori: Gazeta inFokus
22:08 | 09 October 2022
Biznesi në Maqedoni të Veriut ankohet se paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon. Nga Oda Ekonomike mohojnë pretendimet e qeverisë se 70 mijë kompani në tregun e rregulluar paguajnë energji elektrike të subvencionuar dhe të lirë.
Nga Oda Ekonomike bënë analiza për çmimet e megavat orëve në rajon, e ku të dhënat e tyre tregojnë se kompanitë në Maqedoninë e Veriut paguajnë energjinë më të shtrenjtë, ndërsa në Bosnje më të lirë.
“Në Serbi një megavat është 100 euro, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë 65 euro, në Kosovë 70 euro, Bullgari 128 euro. Në Rumani çmimi është 180 euro, ndërsa në Greqi 220. Në Maqedoni, në tregun e rregulluar, kompanitë e vogël paguajnë 230 euro për megavat/orë”, thanë nga Oda Ekonomike.
Për këtë situatë të keqe, më përgjegjës është qeveria dhe kuadrot e saj, akuzojnë nga sektori civil. Sipas shoqatës “No Pasaran”, personat që menaxhojnë kapacitetet energjetike nuk janë të aftë të përballen me problemet, ndërsa korrupsioni në këtë sektor, thonë ata, edhe më shumë e rrit çmimin e energjisë elektrike.
“Ne nuk jemi optimistë, duke e ditur që prej më shumë se 20 vitesh kemi struktura të këqija drejtuese, mendojmë se ky trend do të vazhdojë dhe qytetarët nuk do të ndihmohen, por vetëm do të rriten fitimet e strukturave të caktuara. Do të ketë përfitim personal, përfitime partiake, do të tërhiqen fonde nga arka e shtetit dhe nuk do të mbahet llogari për mbushjen e buxhetit për të shpëtuar qytetarët”, tha Marjan Nenov, aktivist “No pasaran”.
Në Këshillin e fundit Ekonomik, qeveria nuk dakordoi asnjë masë të vetme kundër krizës për kompanitë. Në gjendje të rëndë janë edhe kompanitë e mëdha, të cilat janë diku 1600 dhe blejnë energji elektrike në tregun e lirë.
Faturat e energjisë elektrike të këtyre kompanive janë rritur më shumë se 10 herë. Një pjesë e tyre tashmë janë mbyllur, ndërsa një pjesë tjetër, nëse nuk kanë ndihmë nga shteti, vetë nuk do të mund ta kalojnë dimrin./Alsat.mk/

Të tjera
-
Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvend...
-
Iu ndërpre fjala tri deputeteve, Deliu-Kodra: Në vend të fjalës, dëgjuam urdhëra, kjo s’është demokraci
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajrami...
-
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë...
-
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera ...
-
Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të...
-
Miftaraj: VV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj vep...
-
Arbreshë Krasniqi: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas ...
-
Krasniqi: Sot me vetëdije u shkel Kushtetuta, pa u trembur qerpiku
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive tha se...
-
Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së...
-
Haradinaj: Kurti nuk e ka qëllimin me zgjedh problem por vetëm me bë keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas dështimit të radhës për konstitu...
-
“Ktheju rendit të ditës”, Hykmete Bajramit i ndërpritet fjala nga Avni Dehari
Edhe deputetes së betuar të LDK-së, Hykmete Bajramit i është ndërprerë fjala ...
-
S’kryen punë as takimi i djeshëm, dështon tentativa e 39 për konstituim të Kuvendit
Ka dështuar edhe tentativa e 39 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Se...