Lajme

Kompania ndërtuese i’a dëmtuan dritaren, qytetari i raportoi në polici

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 19 September 2022

Një burrë në Prishtinë e ka raportuar në polici një kompani ndërtimi pasi që kjo e fundit i dëmtoi dritaren gjatë punimeve që po kryente me vinç në afërsi të banesës së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se ka intervistuar personin përgjegjës për kompaninë ndërtuese si dhe nuk është raportuar për ndonjë të lënduar gjatë incidentit.

”Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga një vinç i është dëmtuar dritarja në banesën e tij. Lidhur me rastin është intervistuar personi përgjegjës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka raportuar policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera