Kompania e vëllait të deputetit të VV-së kapet me kontrabandë
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 14 November 2023
Një automjet i postës private, Postman Sh.P.K., është ndaluar të hënën dhe brenda tij janë gjetur mallra në vlerë 18 mijë euro, të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.
Postman Sh.P.K. është postë private në pronësi të Albin Rrahmani, vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, raporton Paparaci.
Policia e Kosovës tha sot se një shofer i postës private, me inicialet R.T., është arrestuar pasi është ndaluar dhe i janë gjetur mallrat e kontrabanduara në automjet.
“Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale R. T., tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro”, tha policia.
Policia tha se nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallrave, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS.
Paparaci, ka provuar të kontaktojë të martën me pronarin e kompanisë postare, Albin Rrahmanin, por ai ka qenë i paqasshëm në telefon. Mediumi ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Postman Sh.P.K., por ende nuk ka marrë përgjigje.
Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe vëllai i pronarit të Postman Sh.P.K., Eman Rrahmani ka thënë se nuk është në dijeni për ngjarjen.
“Nuk kam koment për rastin. Nuk jam në dijeni, as s’kam ide çka ka ndodh”, tha Rrahmani në një deklarim për Paparacin.
Lidhur me rastin, policia tha se është kryer edhe një kontroll në një lokacion tjetër të dyshuar por “nuk është gjetur sasi e mallrave tjera”.
Me urdhër të prokurorit, malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”.
Të tjera
-
Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka tregu...
-
“Krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli” – Kurti eskalon me sulmin ndaj Prokurorisë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar ...
-
77 i PDK-së në Vajnikë: Emocionet çdo ditë e më të forta nga mbështetja kaq e madhe
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 77...
-
“E ka trashë zanin – tash po i jep zor – me i thanë HE çka ki? Unë foli mos me i lanë këta budallët e mi… – Valon Syla imiton Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM. Syla thotë s...
-
Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person
Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë g...
-
Haradinaj nga SHBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Hara...
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...