Auto&Tech

Kompania e shuar britanike rilind me modelin me 500 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 09 September 2017

Kompania e rilindur britanike TVR ka dalë në sipërfaqe me veturën e re sportive të quajtur “Griffith”.

Këtë emër për herë të parë kompania e kishte përdorur në vitin 1991, por modeli i rilindur është krejt ndryshe nga ai klasik. Prodhimi i këtij modeli pritet të fillojë vitin e ardhshëm dhe do të kushtojë 100 mijë euro.

“The Griffith” cilësohet si “veturë me muskuj” dhe ofron nivel të paparë deri më tani të “sofistikimit, komfortit dhe praktikës”.

-Advertisement-

Modeli për kah dizajni është i ngjashëm me madhësi të Aston Martin V8 Vantage, por është më kompakt se Porsche 911 dhe Jaguar F-type.

Motori i kësaj veture është 5.0-litra Cosworth V8, i cili mund të zhvillojë deri në 500 kuajfuqi. Shpejtësia maksimale është 300 kmh dhe shpejtësinë nga 0 në 100 kmh e arrin për katër sekonda. Fuqia te rrotat dërgohet përmes gjashtë shpejtësive manuale.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy