Lajme

Kompania e fushatës së Trump merr 17,1 milionë dollarë nga partia e Janukoviçit

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 28 June 2017

Disa dokumente të publikuara të martën tregojnë se një kompani këshillimi e kryesuar nga Paul Manafort, ish-kryetari i fushatës për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka marrë rreth 17,1 milionë dollarë në dy vjet nga një parti politike ukrainase, raportoi gazeta “Washington Post”.

“Partia politike, Partia e Rajoneve ka dominuar në Ukrainë përpara se lideri i saj (Viktor Janukoviç) të largohej në Rusi në 2014″,  shkruan gazeta “Washington Post”.

 “Informacionet sekrete u shfaqën në një dosje prej 87 faqesh në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së”, sipas “Washington Post”. Pagesat u pranuan midis viteve 2012-2014.  “Regjistrimi përfshinte disa detaje që tregonin se politika amerikane kishte ndërmarrë hapa për të influencuar në politikën ukrainase”, tha “Washington Post”.

Manafort, i cili dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të fushatës së Trumpit në gusht, do të hetohet në lidhje me çështjen mbi ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Ligji i SHBA-së kërkon zbulimin e lobimit në emër të qeverive të huaja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera