Lajme

Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik voton pezullimin e Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 17 November 2022

Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik ka votuar për pezullimin e Rusisë në asamblenë e tij të jashtëzakonshme të përgjithshme në Berlin.

Rusia u ndalua nga Lojërat Paralimpike të vitit 2022 pas sulmit që i bëri Ukrainës gjatë muajit shkurt.

Këtë të mërkurë anëtarët e “International Paralympic Committee” (Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik) votuan në favor të pezullimit të Komitetit Kombëtar Paralimpik të Rusisë.

-Advertisement-

“Anëtarët e IPC kanë votuar 64-39 (me 16 abstenime) në favor të një mocioni për të pezulluar NPC Rusia me efekt të menjëhershëm për shkak të paaftësisë së saj për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit sipas Kushtetutës së IPC. Për shkak të pezullimit të saj, NPC Rusia humbet të gjitha të drejtat e anëtarësimit në IPC që i nënshtrohen të drejtës së saj për apelim. Nëse çdo apel nuk pranohet, vetëm asambleja e përgjithshme mund ta heqë pezullimin”, tha organizata në një deklaratë sipas Sky News.

IPC shtoi se takimi i ardhshëm i asamblesë së përgjithshme mendohet që të zhvillohet në tremujorin e katërt të vitit 2023, me Paraolimpiadat e ardhshme që fillojnë në Paris.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera