Sport

Komisoni i garave, ‘gozhdon’ keq klubin e Dritës

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 23 October 2017

Komisoni i garave në FFK, ka publikuar vendimet e fundit ku vërehet një numer i madh i inicimeve të procedurës disiplinore për skuadren e Dritës.

Më posht ju sjellim gjitha inicimet disiplinore që kanë të bëjn me klubin e Dritës:

Ndaj KF Drita (motivi – shkau i lëshimit në organizimin e ndeshjes ku ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike në min 70 dhe në min 82, fyerje në kor, ku edhe pas përfundimit të ndeshjes disa tifozë dhe anëtarë të kryesisë të irrituar në treshen e referëve tentuan t’i sulmojnë referët por pas intervenimit të policisë u pengua sulmi, ku disa shikues patën në duart e tyre edhe mjete të ftohta sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që brenda 24.00 orëve KF Drita të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.

-Advertisement-

Ndaj ndihmës trajnerit të Dritës, Nehat Osmani (motivi – sjellje dhe reagim jo sportiv, fyerje më banale drejtuar referëve te ndeshjes sipas raportit të personave zyrtar). Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.

Ndaj zyrtarit të KF Drita, Fisnik Kerçeli (motivi – shkaku i reagimeve të njëpasnjëshme e ka tensionuar situatën në ndeshjen KF Drita – KF Trepça’89) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.

Ndaj Feti Murselit, anëtar i kryesisë së KF Drita (motivi – për sjellje dhe reagime jo sportive të cilat kanë ndikuar në tensionimin e situatës në ndeshjen KF Drita – KF Trepça ‘89) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera