Lajme

Komisioni për Buxhet shqyrton propozimet për bordin e Trust-it

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 06 July 2023

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Emrat e kandidatëve të propozuar për bord janë: Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala.

-Advertisement-

Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera