Lajme

Komisioni për Buxhet shqyrton listën e kandidatëve për guvernator

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 28 March 2023

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi i listës së kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje bëhet edhe shqyrtimi i Raportit me Amendamente i komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

-Advertisement-

Ndryshe kandidatë për guvernator janë: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj,të cilët janë zgjedhur në listën e ngushtë të kandidatëve për të marrë drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës që të dërgohen në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e fundit, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, kërkoi nga paneli raport për zhvillimet rreth rreth procesit për zgjedhjen e guvernatorit të ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera