Lajme

Komisioni miratoi në parim Projektligjin për turizimin

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 01 February 2022

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në mbledhjen e sotme miratoi në parim Projektligjin për turizmin.

Këtë projektligj e ka arsyetuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila theksoi se projektligji në fjalë është me rëndësi të veçantë dhe me interes kombëtar.

Po ashtu ministrja Hajdari ka arsyetuar para Komisionit edhe Projektligjin për markat tregtare.

-Advertisement-

Komisioni me unanimitet miratoi në parim këtë projektligj.

Komisioni në parim miratoi edhe Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare.

Komisioni pritet gjatë kësaj mbledhje ta shqyrtojë edhe planin e performances së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera