Lajme

Komisioni Evropian: Situata në veri është shumë e brishtë, të nisin bisedimet për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 03 January 2023

Komisioni Evropian e mirëpret qetësimin e situatës në veri si dhe largimin e barrikadave.

Kështu deklaroi në një konferencë për media zëdhënësja e këtij komisioni, Nabila Massrali.

Massrali tha se pret nga palët e involvuar që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë veprime që mund të sjellin eskalimin e situatës apo dhunën.

-Advertisement-

“E mirëpresim de-eskalimin e tensioneve dhe largimin e barrikadave në veriun e Kosovës. BE-ja ka luajtur një rol aktiv në arritjen e këtij rezultati në bashkëpunim me SHBA-në dhe misionin e KFOR-it në Kosovë”, tha Massrali.

“Situata në veri është shumë e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të ruajnë qetësinë dhe të shmangen nga veprimet që mund të rikthejnë eskalimin e situatës ose dhunën. EULEX-i po vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit treguan se sa është e rëndësishme të bëhet progres të pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, theksoi ajo.

Ajo shtoi duhet të nisin bisedimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kjo gjithashtu nënkupton zbatim të plotë të marrëveshjeve ekzistuese pa vonesë, duke filluar me kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shtoi zëdhënsja e Komisionit Evropian.

Zëdhënësja e KE-së tha se do të punojnë për takime e ardhshme Kosovë-Serbi.

“BE-ja do të vazhdojë të punojë me palët në këtë drejtim dhe se për takimet e ardhshme Kosovë-Serbi sigurisht do t’i njoftojmë kur duhet”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera