Komisioni Disiplinor me vendim për Prishtinën, Vushtrrinë e Kikën
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 06 September 2018
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.09.2018 (ditë e mërkurë – ora 1300) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave lidhur me lëshimet e evidentuara gjatë ndeshjeve zyrtare të javës së fundit të zhvilluara me datë 01-02.2019 dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “PRISHTINA” nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së -III-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA, e zhvilluar me datë 02.09.2018 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri nëkompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga klubi i futbollit “Prishina“ nga Prishtina, zyrtari I klubit për atë ndeshje z. Fatos Hoxha lidhur me rastin. Afatidatë 07.09.2018 ( Rregullorjadisiplinoreneni 32 paragrafi 1 ).
SKENDER MUSTAFA; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj me numër të ID kartelës 010189M66 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josporti e drejtuar delegatit të ndeshjës së javës së; III (tretë) të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë me datë 02.09.2018 (raportet e zyrtareve tëtakimit) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në procedurë të inicuar z. Skënder Mustafa lidhur me rastin. Afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinoreneni 31 paragrafi 1 ).
EMIN BAJRAMI; kryetrajner i klubit të futbollit “BASHKIMI“ nga Koretini me numër të ID kartelës; 001125M73 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive (provokim i shikuesvemysafirë) në ndeshjen e javës së; II – ( dytë ) tëLigës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar me datë 02.09.2018 në Koretin (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë z.Emin Bajrami, afati datë 07.09.2018 (Rregullorja Disiplinore neni 32, paragrafi 1).
KF “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje të palejuara nga ana e spektatorëve të klubit ( tentim për hyrje në fushë) në ndeshjen e javës së; II (dytë) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar me datë 02.09.2018 nëKoretin (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga klubi i futbollit “KIKA“ nga Hogoshti; zyrtari për atëndeshje z. Haqif Agaj, lidhur me rastin. Afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
KF “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së; II (dytë) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – ARBËRIA, e zhvilluar me datë 02.09.2018 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet e pjesërishme të zyrtarëve )i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësuese nga klubi i futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria; zyrtari i klubit për atë ndeshje; z. Bekim Musliu lidhur me rastin. Afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
NUE NRECA; lojtar i klubit të futbollit “GJAKOVA“ nga Gjakova me numër të ID kartelës 003031M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 20, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar minuta e 93-të) në ndeshjen e javës së; I-parë të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Grupi A; GJAKOVA – PASHTRIKU, e zhvilluar me datë 02.09.2018 në Gjajkovë (raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
SHQIPRIM LlADROVCI; gjyqtar futbollit nga Drenasi, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mosudhëtim në ndeshjen e deleguar të ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DARDANET – VËLLAZERIA e zhvilluar me datë 02.09.2018 ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë delegimi në referimin e ndeshjeve zyrtare të radhës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari në pezullim z. Shqiprim Lladrovci, afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
EROLL JONUZI; gjyqtar i futbollit në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosudhëtim nëreferimin e ndeshjes së deleguar të javës së parë të Superligës së Kosovës për kategorinë e juniorëve; PRISHTINA – LIDHJA E PRIZRENIT, e zhvilluar në Prishtinë (në mungesë të lëndës së pakompletuar )
PEZULLOHET
Pa tëdrejtë nëdelegim për referimin e ndeshjeve zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari në pezullim z. Eroll Jonuzi, afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinoreneni 32 paragrafi 1 ).
ERGIN BALIQI; gjyqtar futbollit nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mosudhëtim në ndeshjen e deleguar të javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar në Prishtinë (në mungesë të raporteve)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në delegim për referimin e ndeshjevezyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari në pezullim z. Ergin Baliqi, afati datë 07.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 05.09.2018. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 05.09.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...