Lajme

Komisionerja e sapozgjedhur e Agjencisë për Informim dhe Privatësi është e dënuar

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 17 June 2021

Komisionerja e re e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku në vitin 2012 ka vepruar kundër ligjit.

Në pozitën e Drejtoreshës në Departamentin Ligjor në Ministrinë e Mbrojtjes, Sogojeva-Dermaku është dënuar për mosdeklarim të pasurisë.

Në aktvendimin e vitit 2013 nga Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë thuhet se ajo ka  kryer vepër të kundërvajtjes për Deklarimin e Pasurisë.

-Advertisement-

Ndryshe Sogojeva-Dermaku është zgjedhur Komisionere për Informim dhe Privatësi me 65 vota. Në votimin e saj nuk ka marrë pjesë opozita./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera