KOMF tryezë për të diskutuar rreth abuzimit fizik, seksual, psikologjik dhe lënies pas dore të fëmijëve
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 14 July 2017
KOMF po zhvillon punëtoritë me qëllim ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe OJQ-ve në mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet dhe mbështetur nga projekti “Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve” i përkrahur nga BE dhe UNICEF ka zhvilluar punëtoritë me akterët kyç të institucioneve dhe shoqërisë civile në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajit, Prizrenit dhe Mitrovicës me temën “Referimi i fëmijëve viktima të dhunës, identifikimi i nevojave dhe shërbimeve adekuate”.
Synimi i punëtorive ishte fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve dhe OJQ-ve në referimin e rasteve të fëmijëve viktima të dhunës, identifikimin e nevojave dhe shërbimeve përkatëse si dhe rritja e bashkëpunimit, koordinimit midis profesionistëve dhe organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.
Tryezat përfshin diskutime rreth abuzimit fizik, seksual, psikologjik dhe lënies pas dore të fëmijëve.
Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës, përfshirë përfaqësues nga Drejtoritë e Arsimit, Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave, Shërbimi Sprovues, Policia e Kosovës dhe organizatat jo qeveritare.
Krahas ngritjes së kapaciteteve, rekomandimet e dala nga këto konsultime do ti drejtohen institucioneve përgjegjëse për plotësim/ndryshim të Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Ligjit të Familjes dhe Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...