Rozë

Komente të shumta mbi peshën, reagon Bebe Rexha: ‘Më pëlqen të ha’

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 18 April 2023

Bebe Rexha është komentuar shpesh për trupin e saj. Sikurse ka ndodhur edhe së fundmi, ku në një video në TikTok komentet mbizotëruese ishin pikërisht për peshën e këngëtares.

Përmes një statusi në Twitter ajo shkruan:

“T’i shohësh është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa kushte”.

-Advertisement-

Ndërkohë një nga komentet që i ishte bërë këngëtares, ishte një fanse që kishte shkruar: “E dua atë për faktin se është kaq unike dhe reale, ajo e do veten e saj brenda dhe jashtë dhe ne mund ta shohim këtë”.

Më tej, ajo publikoi një tjetër status në Twitter, ku shkruante: “Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Më pëlqen të ha. Punoj me veten çdo ditë. Thjesht jam pak e dekurajuar tani”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera