Sport

Kombëtarja U21 me stërvitje intensive para duelit me Gjermaninë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 26 March 2018

Kombëtarja U21 po vazhdon stërvitjet intensive në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Euro 2019 kundër Gjermanisë, e cila do të zhvillohet, të martën, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 18:45, shkruan infokusi.

Edhe pasditen e djeshme djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi e Erdogan Celina kryen stërvitjen në fushën e KF ‘2 Korriku’.

Në seancën stërvitën me ritëm të plotë edhe dy lojtarët që vuanin nga lëndimet, bëhet fjalë për Rron Brojën dhe Mirlind Dakun, derisa edhe pjesa tjetër e futbollistëve janë në formë të mirë dhe po e presin me padurim ndeshjen kundër gjermanëve.

-Advertisement-

Përkundër motit me shi dhe temperaturave të ulta edhe gjatë stërvitjes së djeshme përkushtimi i futbolistëve ishte maksimal. Përzgjedhësi Prekazi i ka kushtuar vëmendje të madhe rreshtimit të skuadrës për sfidën e së martës, duke u përqendruar kryesisht në repartin e mbrojtjes, por duke mos lënë anash as skemat e ndryshme në sulm.

Kombëtarja U21 sot do ta ketë stërvitjen e fundit, të cilën do ta mbajë në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 17:00. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera