Sport

Kombëtarja U21 nisi përgatitjet për dy sfidat e radhës

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 19 March 2018

Kombëtarja U21 ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019, të cilat do t’i zhvillojë më 22 e 27 mars, kundër Azerbajxhanit, përkatësisht Gjermanisë, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan infokusi.

Shpresat e Kosovës janë grumbulluar në hotel “International Prishtina” derisa stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerëve, Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, e kanë mbajtur sot pasdite në fushën me bari sintetik “Top Football” në Mazgit.

Ndonëse nën reshjet e vazhdueshme të shiut futbollistët kanë treguar angazhim maksimal në stërvitje, duke dëshmuar se me padurim i presin këto dy sfida të radhës, sidomos për faktin se do të luajnë para tifozëve të tyre.

-Advertisement-

Në stërvitjen e parë kanë munguar vetëm Ardian Ismajli dhe Florent Hasani, të cilët do t’i bashkohen ekipit që nga stërvitja e nesërme për shkak të obligimeve me klubet e tyre. Stërvitja e radhës mbahet nesër në stadiumin e 2 Korrikut, në orën 13:00, derisa stafi i trajnerëve krahas punës në terren, do të bëjë edhe analizat e ndeshjeve paraprake dhe të kundërshtarëve.

Deklaruan pas stërvitjes:

Rafet Prekazi: Në të gjitha ndeshjet e deritashme kemi treguar lojëra të mira dhe këta djelmosha kanë treguar se kanë potencialë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi ekip i ri dhe realisht kundër asnjë rivali nuk mund të jemi favorit, por duhet të japim 200 përqindshin në fushë.  E dimë fare mirë kë e kemi kundërshtarë, por qysh në fillim të këtyre kualifikimeve kam thënë se Kosova nuk do të jetë kafshatë  e lehtë dhe kjo edhe u dëshmua. Tash pas çdo ndeshje ekipi po bëhet më kompakt. Dy lojtarë nga ky ekip kanë kaluar në Kombëtaren A dhe ky është një sukses. Edhe në dy ndeshjet e radhës pres që këta djelmosha të japin  maksimumin e tyre, por atyre u duhet përkrahja e tifozëve, ashtu siç ju ka dhënë në ndeshjet e kaluara në Mitrovicë nga Dardanët dhe populli i Kosovës, sepse ata janë të etshëm për lojë të mira. Mendoj se tifozët janë të kënaqur me paraqitjet e këtyre djelmoshave, kurse qëllimi ynë është që në çdo ndeshje të hyjmë për të treguar cilësi dhe normalisht për të korrur sukses.


Valmir Sulejmani:
 Jam kthyer pas një pauze 7 muajshe nga lëndimi. Normalisht se nuk është e lehtë të kthehesh pas një lëndimi aq të rëndë, por ndjehem mirë dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Kam luajtur 4-5 ndeshje me ekipin e dytë të Hanoverit dhe kam dhënë maksimumin dhe besoj se rikthimi po shkon mirë. Sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme pres që të korrim sukses. Gjermaninë e njoh shumë mirë sepse kam luajtur në ekipet e tyre U-17 dhe U-18, por nëse japim maksimumin dhe luajmë mirë kemi gjasa për fitore. Sa i përket Azerbajxhani nuk kam qenë në ndeshjen e kaluar, por besoj se kemi më shumë kualitet.

Arbenit Xhemajli: Jam i lumtur që jam bërë pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës dhe grupi i lojtarëve më ka pritur shumë mirë. Dita e parë e stërvitjes ka kaluar shumë mirë. Shihet që në ekip ka harmoni, kurse edhe stafi i trajnerëve është i afërt me futbollistë. Besoj që ky grup i futbollistëve ka kualitet dhe mbetet që këtë ta dëshmojmë edhe në fushën e lojës kundër Azerbajxhanit dhe Gjermanisë.

Ylber Maloku: Jemi një ekip kompakt dhe këtë po e dëshmojmë si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. I kemi disa ditë në dispozicion për t’i përgatitur sa më mirë këto dy ndeshje. Ne fillimisht jemi  të përqendruar në sfidën e parë me Azerbajxhanin dhe vetëm pas saj do të mendojmë për Gjermaninë. I njohim kundërshtarët dhe i dimë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Tash mbetet të punojmë gjatë këtyre ditëve me trajnerët për mënyrën se si do t’i qasemi këtyre sfidave, por jam optimist se do të nxjerrim rezultat pozitiv, megjithëse duhet pranuar se ne jemi ekip i ri dhe jemi në zhvillim e sipër. /infokusi.com

 

Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Rafet Prekazi

1.Visar Bekaj (FC PRISHTINA)

2.Florjan Smakiqi (FC FERONIKELI)

3.Mentor Boroci/Ardit Nika  (FC HAJVALIA/FC RAMIZ SADIKU)

4.Denis Haliti (FC DRITA)

5.Kamer Krasniqi (Vfl OSNABRUCK)

6.Ardian Ismajli (HNK HAJDUK SPLIT)

7.Lirim Mema (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG)

8.Arbenit Xhemajli (FC XAMAX)

9.Arian Kabashi  (FC SION)

10.Besfort Kolgeci (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG)

11.Albert Dabiqaj (FC FERONIKELI)

12.Dren Feka (FC LUZERN)

13.Kushtrim Shabani (FC LLAPI)

14.Ylber Maloku (FC TREPÇA ’89)

15.Florent Hasani (FC DIOSGYORI VTK)

16.Muharrem Jashari (FC TREPÇA ’89)

17.Roni Gashi  (FC LIRIA)

18.Rron Broja (FC SHKUPI)

19.Valmir Sulejmani (HANNOVER ’96)

20.Mendurim Hoti (FC FERONIKELI)

21.Arber Hoxha  (FC PRISHTINA)

22.Mirlind Daku (FC LLAPI)

23.Meriton Korenica (FC LIRIA)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera