Kombëtarja U21 nisi përgatitjet për dy sfidat e radhës
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 19 March 2018
Kombëtarja U21 ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019, të cilat do t’i zhvillojë më 22 e 27 mars, kundër Azerbajxhanit, përkatësisht Gjermanisë, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan infokusi.
Shpresat e Kosovës janë grumbulluar në hotel “International Prishtina” derisa stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerëve, Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, e kanë mbajtur sot pasdite në fushën me bari sintetik “Top Football” në Mazgit.
Ndonëse nën reshjet e vazhdueshme të shiut futbollistët kanë treguar angazhim maksimal në stërvitje, duke dëshmuar se me padurim i presin këto dy sfida të radhës, sidomos për faktin se do të luajnë para tifozëve të tyre.
Në stërvitjen e parë kanë munguar vetëm Ardian Ismajli dhe Florent Hasani, të cilët do t’i bashkohen ekipit që nga stërvitja e nesërme për shkak të obligimeve me klubet e tyre. Stërvitja e radhës mbahet nesër në stadiumin e 2 Korrikut, në orën 13:00, derisa stafi i trajnerëve krahas punës në terren, do të bëjë edhe analizat e ndeshjeve paraprake dhe të kundërshtarëve.
Deklaruan pas stërvitjes:
Rafet Prekazi: Në të gjitha ndeshjet e deritashme kemi treguar lojëra të mira dhe këta djelmosha kanë treguar se kanë potencialë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi ekip i ri dhe realisht kundër asnjë rivali nuk mund të jemi favorit, por duhet të japim 200 përqindshin në fushë. E dimë fare mirë kë e kemi kundërshtarë, por qysh në fillim të këtyre kualifikimeve kam thënë se Kosova nuk do të jetë kafshatë e lehtë dhe kjo edhe u dëshmua. Tash pas çdo ndeshje ekipi po bëhet më kompakt. Dy lojtarë nga ky ekip kanë kaluar në Kombëtaren A dhe ky është një sukses. Edhe në dy ndeshjet e radhës pres që këta djelmosha të japin maksimumin e tyre, por atyre u duhet përkrahja e tifozëve, ashtu siç ju ka dhënë në ndeshjet e kaluara në Mitrovicë nga Dardanët dhe populli i Kosovës, sepse ata janë të etshëm për lojë të mira. Mendoj se tifozët janë të kënaqur me paraqitjet e këtyre djelmoshave, kurse qëllimi ynë është që në çdo ndeshje të hyjmë për të treguar cilësi dhe normalisht për të korrur sukses.
Valmir Sulejmani: Jam kthyer pas një pauze 7 muajshe nga lëndimi. Normalisht se nuk është e lehtë të kthehesh pas një lëndimi aq të rëndë, por ndjehem mirë dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Kam luajtur 4-5 ndeshje me ekipin e dytë të Hanoverit dhe kam dhënë maksimumin dhe besoj se rikthimi po shkon mirë. Sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme pres që të korrim sukses. Gjermaninë e njoh shumë mirë sepse kam luajtur në ekipet e tyre U-17 dhe U-18, por nëse japim maksimumin dhe luajmë mirë kemi gjasa për fitore. Sa i përket Azerbajxhani nuk kam qenë në ndeshjen e kaluar, por besoj se kemi më shumë kualitet.
Arbenit Xhemajli: Jam i lumtur që jam bërë pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës dhe grupi i lojtarëve më ka pritur shumë mirë. Dita e parë e stërvitjes ka kaluar shumë mirë. Shihet që në ekip ka harmoni, kurse edhe stafi i trajnerëve është i afërt me futbollistë. Besoj që ky grup i futbollistëve ka kualitet dhe mbetet që këtë ta dëshmojmë edhe në fushën e lojës kundër Azerbajxhanit dhe Gjermanisë.
Ylber Maloku: Jemi një ekip kompakt dhe këtë po e dëshmojmë si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. I kemi disa ditë në dispozicion për t’i përgatitur sa më mirë këto dy ndeshje. Ne fillimisht jemi të përqendruar në sfidën e parë me Azerbajxhanin dhe vetëm pas saj do të mendojmë për Gjermaninë. I njohim kundërshtarët dhe i dimë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Tash mbetet të punojmë gjatë këtyre ditëve me trajnerët për mënyrën se si do t’i qasemi këtyre sfidave, por jam optimist se do të nxjerrim rezultat pozitiv, megjithëse duhet pranuar se ne jemi ekip i ri dhe jemi në zhvillim e sipër. /infokusi.com
Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Rafet Prekazi
1.Visar Bekaj (FC PRISHTINA)
2.Florjan Smakiqi (FC FERONIKELI)
3.Mentor Boroci/Ardit Nika (FC HAJVALIA/FC RAMIZ SADIKU)
4.Denis Haliti (FC DRITA)
5.Kamer Krasniqi (Vfl OSNABRUCK)
6.Ardian Ismajli (HNK HAJDUK SPLIT)
7.Lirim Mema (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG)
8.Arbenit Xhemajli (FC XAMAX)
9.Arian Kabashi (FC SION)
10.Besfort Kolgeci (FC EINTRACHT BRAUNSCHWEIG)
11.Albert Dabiqaj (FC FERONIKELI)
12.Dren Feka (FC LUZERN)
13.Kushtrim Shabani (FC LLAPI)
14.Ylber Maloku (FC TREPÇA ’89)
15.Florent Hasani (FC DIOSGYORI VTK)
16.Muharrem Jashari (FC TREPÇA ’89)
17.Roni Gashi (FC LIRIA)
18.Rron Broja (FC SHKUPI)
19.Valmir Sulejmani (HANNOVER ’96)
20.Mendurim Hoti (FC FERONIKELI)
21.Arber Hoxha (FC PRISHTINA)
22.Mirlind Daku (FC LLAPI)
23.Meriton Korenica (FC LIRIA)
Të tjera
-
Haki Abazi: Raporti import-eksport është alarmant
Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cili...
-
Ramiz Lladrovci mohon se vetura e aktivistit Përparim Haradini u dëmtua nga “njerëzit e tij”
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka demantuar lajmin se vetura e aktivist...
-
Kryetarja e Preshevës paralajmëron protesta: Po na bëhen shumë padrejtësi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë...
-
Abdixhiku: LDK hyn në Qeveri vetëm nëse ne e udhëheqim atë, nuk ia bëjmë votat Vetëvendosjes
Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më p...
-
Hungari: Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e “Pagerëve” të Hezbollahut
Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjit...
-
Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministri...
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mit...
-
Zelensky: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luft...
-
Fatmir Humolli kritikon Memli Krasniqin: Nuk duhet të ketë vija të kuqe ndërmjet partive shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subje...
-
Muja: Kosova është në top katër vendet evropiane për nga rritja ekonomike, në Ballkanin Perëndimor e para
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se gjatë 3 muajve të ...
-
Radoica Radomiroviq jep dorëheqje nga partia e Nenad Rashiq, ankohet për pabarazi
Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq...
-
Presidentja Osmani flet për progresin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë
Presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat ...