Kombëtarja U17 e matur para ndeshjes me Spanjën

Autori: Gazeta inFokus
21:33 | 27 March 2019
Për dy ditë rresht futbollistët e Kombëtares U17, pas ndeshjes me Ukrainën, ku humbën me rezultat 2:0, kanë mbajtur seanca stërvitore, në përpjekje për të nxjerrë mësimet e duhura nga lëshimet e gabimet e shfaqura në atë takim, në mënyrë që në ndeshjen me Spanjën që do të zhvillohet nesër prej orës 14.00 të nxjerrin rezultatin e duhur.
Përzgjedhësi Besnik Kollari me ndihmësit e tij në seancat stërvitore kanë punuar për mënjanimin e gabimeve nga ndeshja e kaluar duke analizuar ndeshjen me Ukrainën, por edhe duke analizuar kundërshtarin e ndeshjes së nesërme Spanjën, e cila e mposhti Greqinë në ndeshjen e parë me rezultat 2:0.
“Bashkërisht me ndihmësit e mi jemi përpjekur të identifikojmë pikat e dobëta aty kemi çaluar në ndeshjen e parë, në mënyrë që në duel me Spanjën të mos i përsërisim ato. Jemi të vetëdijshëm se Spanja do të jetë një kundërshtar edhe më i fortë se Ukraina, ndonëse në futboll asnjëherë nuk i dihet. Kam kërkuar nga futbollistët, që të kenë angazhim më të madh, të jenë të përqendruar dhe ta ruajnë gjakftohtësinë.
Maksimalisht kërkohet vëmendje më e madhe në mbrojtje dhe syçeltësi në organizmin e sulmit. Shpresoj dhe besoj se do të kemi një paraqitje të mirë”, është shprehur Kollari. Besojmë se në ndeshjen kundër Ukrainës do të vijnë edhe shumë bashkatdhetarë për ta përkrahur Kombëtaren tonë.

Të tjera
-
Presidentja Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët mysliman për muajin e...
-
Aksident mes tre veturave në fshatin Baicë, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes tri ve...
-
Moskë, rusët mirëpresin përmirësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin
Në Rusi po rriten pritshmëritë për një takim mes Presidentit Donald Trump dhe...
-
Polici i akuzuar për vrạsjen e kolegut në Zllatar, shprehet se ndjehet i penduar për rastin tragjik
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore, i akuzuari Fatlum Mehmeti u dë...
-
Zelenksy mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takim me Donald Trump
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksyy ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë p...
-
Ekskluzive: Gjykata lëshon urdhër për paraqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale
Kryeministri Albin Kurti është ftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për t...
-
Zelensky në SHBA për takimin e rëndësishëm me Trump
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkuar në Uashington për një taki...
-
Vendos Microsoft: “Skype” mbyllet në maj
Kompania Microsoft ka vendosur për mbylljen e Skype. Skype “nuk do të jetë më...
-
Policia në Leposaviq gjen ạrmatim, eksploziv e uniforma ushtarake
Policia e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media nga ora 18:00, ku ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit, Gramos Hashani emërohet në krye të KEK-ut si U.D
Korporata Energjetike e Kosovës ka konifmruar raportimin e Gazetës Infokus se...
-
Shkarkohet Bekir Gërguri, qeveria Kurti emëron Gramos Hashanin në krye të KEK-ut
Në mbledhjen e fundit të bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Bekir G...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Ujku Bravo”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Ujk...